Kongoja shkruan historinë në Botëror, eliminon Uzbekistanin dhe sfidon Anglinë!

Kongoja shkruan historinë në Botëror, eliminon Uzbekistanin dhe

Në një turne të tillë mundësitë janë shumë më të mëdha.

Republika Demokratike e Kongos, kaloi në fazën e dytë të Kupës së Botës në Amerikën e Veriut, pasi arriti fitoren e parë, ndërsa në ndeshjen e kaluar pati edhe barazimine parë.

Pika ndaj Portugalisë së Ronaldos u shoqërua me suksesin përballë Uzbekistanit, një tripikësh që siguroi kualifikimin dhe një duel me Anglinë në sfidën me eliminim direkt.

 Ylli I sulmit, Zhoan Uisa, shënoi dy gola të tjerë në turne, të parin në 68’ me penallti dhe të dytin në minutën e parë shtesë.

Majele gjeti avantazhin 2-1 në 78’, ndërsa uzbekistanasit kaluan të parët në epërsi që në 10’, kur shënoi lojtari I tyre më I njohur, Shomurodov.

Dikur me emrin Zaire, kongolezët morën pjesë në Kupën e Botës në 1974 në Gjermani, duke pësuar tri humbje, por duke qenë ekipi I 16-të në planet, sepse atëherë merrnin pjesë pikërisht 16 kombëtare.

Do të thotë se do të duhet të kalohet Anglia, që të barazohet suksesi I atëhershëm.

Interesant fakti që kjo ndeshje ndoshta jo aq shumë me emër të madh u ndoq nga mbi 68 000 shikues në stadiumin e Atlantës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një arritje e këtij Botërori, që ka vendosur rekord për shikueshmërinë.

Tashmë, Uzbekistani shkon në shtëpi, ndërsa kongolezët do të kenë ndeshjen e jetës ndaj Anglisë, besohet sërish në prani shumë të madhe të shikuesve.

EMISIONET