Anglia mposht Panamanë, por vazhdon të mos bindë në Botëror!

U kthyen tek fitorja, ashtu si ndaj Kroacisë.
Anglia e bëri detyrën ndaj Panamasë, por sërish la për të dëshiruar në një Botëror të gjatë ku duket se llogaritë janë të pashmangshme.
“Tre luanët” nuk mundën të thyenin rezistencën e një rivali modest për më shumë se një orë lojë, edhe pse panamezët ishin të eliminuar dhe kishin potencial ku e ku më të vogël sesa ishullorët.
Gjithsesi, objektivi u arrit me golat e shënuar nga Xhud Belingham në 62’ dhe Harri Kejn pesë minuta më pas.
Kapiteni u bë rekordmeni I rrjetave të Anglisë në fazat finale të Kupës së Botës me 11 të tilla, ndaj 10 të sulmuesit të shquar të dikurshëm Geri Lineker.
Po ashtu, ai është rekordmen I golave në historinë e kombëtares angleze me 82, gati 30 më shumë sesa ish-rekordmeni Uejn Runi, e shpejt do të bëhet edhe rekordmeni I ndeshjeve me fanelën e “shpikësve të futbollit”.
Nuk dihet nëse ylli I Bajernit do të arrijë ta udhëheqë Anglisë drejt titullin të parë botëror që nga viti 1966.
Ndërkaq, trajneri Tomas Tuhel ka shqetësime me dëmtimet.
Një tjetër problem ishte dëmtimi I mbrojtësit Kuansah, I cili po luante në vend të të dëmtuarit tjetër, Risi Xhejms.
Trajneri Tuhel ka një krizë në krahun e djathtë, dhe të dy futbollistët janë në dyshim për sfidën e raundit të dytë ndaj Kongos, ndërsa mbrojtësi tjetër Livramento është tashmë jashtë Botërorit për lëndim.
Në raundin tjetër, Anglia do të ndeshet me Republikën Demokratike të Kongos, një rival I pranueshëm, ndërsa në një duel hipotetik në të tetat e finaleve do të ishte përballë fituesit të çiftit Meksikë-Ekuador.

