Vetëm Lushnja pa kandidat të PS-së për 6 marsin, Balla: Do të kemi një emër të martën

Partia Socialiste ka përcaktuar 5 kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datë 6 mars 2022. 

E vetmja bashki që ka ngelur pa kandidat është ajo e Lushnjë, për të cilën kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla,  tha se emri i kandidatit do të bëhet i ditur të martën.

Balla pranoi se Eriselda Sefa, drejtuese e emëruar e Bashkisë së Lushnjës aktualisht është një prej kandidatëve.

Balla: Lidhur me interesimin për kandidatin apo kandidaten që PS do garojë në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Lushnjës, kemi zhvilluar një proces shumë të thellë dhe të ngutshëm për shkak të kohës që kishim në dispozicion konsultimi jo vetëm me strukturën. Kemi bërë kësaj radhe një proces shumë më të hapur. Një proces dhe më të gjerë.

Kam kërkuar që ditën e parë që procesi që ditën e parë pas një liste të reduktuar t’i shtohet një anketim publik dhe besoj të martën në mëngjes do keni emrin. Po, është e vërtetë që është një prej kandidatëve (Eriselda Sefa), por nuk dua të hyj sot në emrat, do ta quaja një lloj strategjie, për shkak se unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në qarkun e Fierit.

EMISIONET