Vendi s'gjen qetësi nga aksidentet/ Përplasen Benz-at në Fier, lëndohen drejtuesit

Një aksident është shënuar rreth orës 21:30 pranë vendit të njohur si pallatet e Sharrës në Fier.

Dy automjete “Mercedes Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin duke sjellë edhe lëndimin e drejtuesve të mjeteve. 

Mësohet se si pasojë e plagëve të marra është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin e Fierit drejtuesja e njërit prej mjeteve e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformar blu e po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET