Veliaj harron premtimet 4 vite pas fushatës, Lundra në Tiranë pa rrugë dhe ndriçim

Para katër vitesh teksa kërkonte një mandat tjetër për kryetar bashkie Erion Veliaj premtoi se fokusi i tij do të jenë zonat rurale.

"Na duhet të gjejmë arsye të tjera pse duhet të rikthejmë jetën në fshat."

Po çfarë arsyeje i duhet më tepër Veliaj që të investojë në Lundër?

Duket se asnjë nga pushteti vendor nuk ka ardhur në këto vite.

Një banore e zonës tregon se atje nuk është investuar prej vitesh.

"30 vite rruga është në këtë gjendje. Kujt ti bësh thirrje, atyre nuk u dalin lekët për vete."

Vështirësi për të kaluar kanë jo vetëm automjetet por edhe banorët e zonës.

"E vështirë për makinat dhe këmbësorët, pa trotuare."

Premtimet tashmë janë harruar.

"Kanë premtuar për zgjedhje dhe nuk kanë ardhur më."

Rruga është e amortizuar, me gropa që janë kthyer në pellgje me ujë.

Mjafton të ecësh dhe shikon se kanë shpërthyer ujërat e zeza duke u kthyer në burim infeksioni për banorët.

Lundra, një ndër zonat më të bukura të kryeqytetit, jo vetëm që nuk ka rrugë por as ndriçim, duke u kthyer në një shqetësim jo vetëm për banorët e zonës, por edhe kalimtarët e tjerë.

zgjedhjet e 14 majit erion veliaj lundra

EMISIONET