Drejtoritë e Veliajt namin me tenderat, gara pa konkurrencë dhe përjashtime të ofertave të ulëta
Edhe institucionet që janë nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, tenderët i bëjnë duke cënuar konkurrencën.
Në dy prokurimet e fundit të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekereacionit, me vlerë rreth 300 mijë euro, fituesit janë shpallur duke skualifikuar ofertën më të arsyeshme.
Në procedurën e bërë nga sektori që drejtohet nga Erind Bejko, do të shpenzohen 237 mijë euro dhe në të kanë marrë pjesë dy kompani. Fitues është shpallur subjekti “GENTIAN HORIETI” i cili kishte kërkuar sa 99% të vlerës parashikuar.
“SAHORA” që kishte kërkuar më pak fonde është skualifikuar nga gara, me arsyetimin se nuk ka paraqitur deklaratë furnizimi apo autorizim prodhuesi për mallrat.
Ndërsa në prokurimin për mirëmbajtjen e objekteve në agjencinë e Parqeve që ka si drejtuese Erinda Finon, ka marrë pjesë vetëm subjekti “INTEGRATED SMART SOLUTIONS”.
Duke mos pasur konkurrent tjetër në garë, është shpallur automatikisht fituese me ofertën sa 96% të fondit limit të tenderit.


