Vakancat në KLGJ, kush janë 5 gjyqtarët që garojnë për dy vende
Ka përfunduar procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësori, ku pesë kandidatë garojnë për dy vende vakante.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 24.07.2023, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 04.09.2023, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët e mëposhtëm:
- Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
- Markelian Koça –Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherëmë pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.