Çupi: Paloka dhe Bardhi do të ulet për bisedime, presim të dalim me një kandidat të vetëm
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputetja dhurata Çupi u shpreh se kahu i Bashës në PD i është përgjigjur kërkesës së Berishës për diskutime.
Ajo tha se pala e saj ka mandatuar Gazment Bardhin si përfaqësues në këto bisedime dhe shtoi se duan që të finalizohet dalje me një kandidat.
Çupi: I përgjigjëm ftesë së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues, por në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi.
Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm.