U vra sot, Berisha e denonconte për blerje votash në 2021 kandidatin e PSD-së, Ardian Nikulaj

Është vrarë në lokalin e tij mesditën e sotme në Shëngjin të Lezhës biznesmeni Ardian Nikulaj, pronar i “Sueno resort”.
Ardian Nikulaj ishte kandidat për këshilltar bashkiak në zgjedhjet e 14 majit si dhe ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ndërkohë, Ardian Nikulaj është denoncouar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në 25 prill 2021 për blerje votash.
“Foto e nje voteblerje diten e diele per kandidatin e Doshit, Nikulaj. Lexoni mesaxhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. "Pershendetje drJa dhe nje tjeter duke blere vota diten e djele per llogari te ardian nikulajt dhe tom doshit.sapo ma nisen ne lagjen smt Lezhe” – shkruante Berisha aso kohe.
“Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.” – njofton policia.


