U vra nga ish-bashkëshorti, Vera Myrtaj përcillet në banesën e fundit: "Mendja kujton atë që zemra nuk harron"

U vra nga ish-bashkëshorti, Vera Myrtaj përcillet në banesën

Vera Myrtaj u përcoll paraditen e sotme në banesën e fundit. Rreth 300 persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit të shqiptares që u vra nga ish-bashkështi i saj Viron Karabollaj  të dielën e 20 nëntorit në shtëpinë e saj në Spinea. 

Burri vrau edhe partnerin e saj të ri, Flonino Merkuri dhe më pas kreu vetëvrasje.

Shumë lule të sjella nga miqtë dhe të afërmit dhe nga fëmijët e Verës që morën pjesë në lamtumirën e fundit. Në sallën e krematoriumit u kënduan urime në gjuhën shqipe, gjuhën amtare të Verës.

Kishte edhe shumë shokë shkolle të vajzave. Mbi varr u vendosën kurora dhe dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte: "Mendja kujton atë që zemra nuk harron".

Në ceremoni ishte dhe kryetarja Martina Vesnaver për të bërë homazhe për viktimën e krimit të tmerrshëm. 

“Nuk mund të mos ishim atje"-thanë disa nga fqinjët e Verës.

"Duhet bërë gjithçka që kjo ngjarje të mos përsëritet”.

U vra nga ish-bashkëshorti, Vera Myrtaj përcillet në banesën

Të dielën e 20 Nëntorit, 41-vjeçari Viron Karabollaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte dy vajza dhe e goditi atë për vdekje me thikë së bashku me partnerin e saj 23-vjeçar Flonino Mërkuri. Më pas, 41-vjeçari i dha fund jetës në magazinën ku punonte.

Me Viron Karabollajn, Vera Myrtaj, e lindur në Vlorë kishte mbi 1 vit e divorcuar. Së bashku kishin ardhur nga Greqia në Itali prej 2015-s dhe ishin vendosur në banesën ku ndodhi tragjedia. Por me të ardhur në Itali, marrëdhënia e tyre u ftoh dhe Vironi ishte larguar nga shtëpia.

U vra nga ish-bashkëshorti, Vera Myrtaj përcillet në banesën
Në foto: Vera Myrtaj, Flonino Mërkuri dhe Viron Karabollaj

Prokurorët në Venecia thanë se ai e kishte planifikuar krimin, pasi nuk e pranonte lidhjen më shumë se 1 vjeçare të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.

E gjendur në vështirësi financiare, vitet e fundit Vera punonte si estetiste në shtëpi.

EMISIONET