Atentati në Sauk/ 500 gr tritol C4 u vu në makinë, Aleksandër Sadikaj me pistoletë me vete
Viktima Aleksandër Sadikaj, që u vra dje me një atentat me tritol në makinë, ka pasur me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.
Mësohet se Sadikaj e mbante pistoletën për arsye sigurie pasi kishte frikë nga një sulm i mundshëm, për shkak të kaluarës së tij.
Ndërkohë, policia ka angazhuar specialistë më të mirë të krimeve të rënda ne DPPSH E DVP Tiranë ku po këqyrin kamerat ne Tirane, për itinerarin e lëvizjes se viktimës.
Sadikaj po udhëtonte ditën e djeshme (11 qershor) me një makina tip ‘Golf’ ku mbeti i vrarë pas atentatit me eksploziv të vendosur në pjesën e parme të automjetit.
Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan.
Dyshohet se në automjetin e tij ishin vendosur 500 gram tritol C4.
Mësohet se makina që iu vu tritoli ishte në pronësi të Petrit Osmanit. Ndërkohë deri më tani, nuk dihet se nëse shënjestër ka qenë Sadikaj apo Osmani, pasi tritoli u vendos në makinën e tij.
Sadikaj si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët, ku si pasojë humbi jetën në spital.
Sipas policisë, ai ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë. Gjithashtu, 27-vjeçari rezulton pronar i një restoranti në Memaliaj.