FOTO/ Ky është Aleksandër Sadikaj, që humbi jetën pas atentatit me tritol në Tiranë

Ora News, ka siguruar foton e Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari nga Berati, i cili u ekzekutua pas mesditës së shtunës (11 qershor) nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.
Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan
Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz, pësoi plagë e dëmtime të rënda, të cilave nuk ka arritur tu mbijetojë duke gjetur vdekjen në spital.
Mjekët thanë se riu kishte humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit të bombës e cila mesa duket, ishte vendosur poshtë mjetit në pjesën e përparme dhe është aktrivizuiar në lëvizje.
Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi qëndroi në vendin e ngjarjes për disa orë, ndërsa hetuesit dhe ekspertët mblodhën prova në një zonë të gjerë duke përfshirë edhe krahun tjetër të autostradës.
Qarkullimi u bllokua nga policia për disa orë si pasojë e shpërndarjes së copave të automjetit të 27-vjeçarit ndërsa në vendngjarje qëndruan edhe drejtues të lartë të policisë.
Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë.


