U shoqërua nga policia, lirohet Endrit Dokle dhe kunati i tij, mbahet në qeli Fatjon Murati
Janë liruar mëngjesin e sotëm pasi u shoqëruan në polici Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, kunati i tij.
Dokle u shoqërua mbrëmë nga policia se po lëvizte me Fatjon Muratin, i cili ishte në kërkim nga policia për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë Gentjan Reçi, kunati i tij ishte shofer.
Nga ana tjetër, Fatjon Murati është mbajtur në qeli për armëmbajtje pa leje.
Endrit Dokle është ish-anëtar i bandës së Durrësit ndërsa emri Fatjon Muratit ka dalë në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
Ai ishte një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.