U përmirësuan nga gjendja shëndetësore, rikthehen në paraburgimin e Durrësit dy kryebashkiakët e arrestuar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar në paraburgimin e Durrësit, kryebashkiakun e zgjedhur më 14 maj të Himarës, Alfred Belerin dhe ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në kryeyqtet për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Ndërsa Lefter Alla mbahet i arrestuat prej muajit mars me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për ndërtimin e një ujësjellësi në bashkinë e Bulqizës.

EMISIONET