ÇMENDURIA MBI DIGË/ “X6”-ta që fluturoi dje në liqen drejtohej nga kushëriri i Ervis Martinajt. Në makinë 3 persona. EMRAT+PAMJET

Të tjera detaje zbulohen nga aksidenti i frikshëm i mëngjesit të së martës në digën e Liqenit të Tiranës, Eldi Alushi, në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinën “BMW X6” dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të digës.



Burime nga uniformat blu bëjnë me dije  për “Ora News” se 26-vjeçari tashmë i arrestuar nuk ka qenë vetëm në makinën e tij në momentin e përplasjes.

Mësohet se Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip “BMW X6” që lëvizte me shpejtësi marramendëse në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet.

Dyshohet se Emiljano Nina ka qënë shofer i makinës, i cili ende nuk është ndaluar nga policia.

ÇMENDURIA MBI DIGË/ “X6”-ta që fluturoi dje në
Ne foto: Emiljano Nina

Nina është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj.

Në prill 2023 Nina u ndalua pasi ishte në kërkim për mashtrim nga policia prej disa kohësh tashmë.

Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. Ai që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu.

emiljano nina jurgen allushi eldi allushi

EMISIONET