U ekzekutua sot në Vlorë, Kush është Bledar Birçaj

Persona ende të panjohur ekzekutuan në mes të ditës 40 vjeçarin Bledar Birçaj.

Bledar Birçaj është një emër jo i panjohur për policinë e Vlorës, pasi në 21 dhjetor 2010, Birçaj së bashku me vëllanë e tij, Elton Birçaj, kanë dhunuar barbarisht ish-juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H. Për këtë ngjarje dy vëllezërit janë proceduar në gjëndje të lirë. Shak i kësaj ngjarje është bërë, problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës.

Bledar Birçaj, është arrestuar dhe në 27 janar 2011 nga policia dhe prokuroria e Vlorës pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45 ditor dhe më pas në 9 mars 2011, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në 26 Prill 2011 gjykata e Vlorës ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg në detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Në 25 korrik 2011 prokuroria e Vlorës, ka vendosur pushimin e hetimeve për Bledar Birçaj, me argumentin se nuk i provonin akuzës e vrasjes me paramendim mbetur në tentativë. Për qëndrimin në burg për një periudhë 122 ditore Birçaj ka përfituar dëmshpërblim financiar prej  2 milion e 760 mijë lekë të vjetra.

EMISIONET