U ekstradua nga Italia si i dyshuar për përfshirje në vr*sjen e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin. Ai u ekstradua një ditë më parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel.
Gjatë zhvillimit të seancës Sajmir Kolaveri nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë, duke pretenduar se s’ka lidhje me ngjarjen. Po ashtu seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe prokurori Andan Xholi tha se i dyshuari që ju dorëzua autoriteteve nga Dubai, është i implikuar në çështje droge.
Kolaveri dyshohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “organizata kriminale”. Kolaveri është familjar i Aurel Hoxhës, gjithashtu i shpallur në kërkim për dyshimet se është urdhëruesi i vrasjes së Klevis Lleshit.

