Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë

Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka votuar sot në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë. Pas hedhjes së votos në kuti, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes.

Kosova po zhvillon sot zgjedhjet parlamentare për përbërjen e re të Kuvendit, në një proces që vjen pas një periudhe të gjatë bllokimi politik. Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajve, pas votimeve të mbajtura më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025.

Rikthimi i vendit në kutitë e votimit erdhi si pasojë e pamundësisë së forcave politike për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe tejkalimin e ngërçit institucional.

EMISIONET