Burg tritolvënësit nga Fushë Kruja, i riu mohon akuzat në gjykatë

21-vjeçari nga Fushë Kruja, Angli Stafuka, i arrestuar si bashkëpunëtor në tritovënie ndaj një kompleksi në ndërtim në Shëngjin do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit. Gjykata e Lezhës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" të riun që bashkë me Erald Pajtanin, i arrestuar më herët, akuzohen se i vendosën tritol një objekti në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun nëntorin e vitit të kaluar.

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angli Stafuken, i arrestuar me urdher të prokurorisë i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura.

Por pavarësisht pretendimeve nga ana e të riut gjykata pranoi kërkesen e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshem ndalimin e të riut dhe vendosi masen e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Angli Stafuka nga Fushë Kruja u arrestua të enjten nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Erald Pajtanin (i ndaluar gjatë operacionit "Eksplozivi", në dhjetor 2020), të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po drejtohen nga prokurori, Françesk Ganaj, dhe sipas burimeve Angli Stafuka, ka qenë në rolin e ndihmësit për vendosjen e lëndës shpërthyese, ndërsa përfshirja e tij në këtë ngjarje është zbuluar në bazë të qelizave telefonike.

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasese, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbulohen autorët.

EMISIONET