Turizëm pa ujë/ Në Ksamil banorët me depozita ose e blejnë, bashkia asnjë reagim për tu shërbyer pushuesve

Ksamili është një nga zonat më të frekuentuara në sezonin veror.

Por edhe pse është më e lakmuara nga turistët e huaj dhe vendas, familjet ngrenë shqetësimin për mungesën e ujit.

"Kush është larg nuk u shkon furnizimi se nuk ka fuqi."

"Vetëm në dimër ka ujë këtu."

"Unë me depo dhe nuk kam ujë."

Në këto kushte banorët e Ksamilit kanë gjetur zgjidhje alternative.

"8 milion lekë depo megjithë kafet se këta të këtij të gjatit i duan të  mëdha kafet."

"Të gjithë mundohen të mbajnë rezerva, ca e blejnë."

"Po e blejnë me lekë ujin të gjithë."

Nga bashkia dhe institucionet përkatëse banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për këtë situatë të përsëritur ndër vite në muajt e verës.

EMISIONET