Boshatiset Zvërneci, shkak ulja e temperaturave dhe rritja e çmimeve

Plazhi i Zvërnecit i njohur për ambientin familjar dhe bukurinë e veçantë duket se këtë vit nuk ka njohur frekuentimin e duhur këtë muaj.

Çmimet e rritura ndjeshëm por dhe ulja e temperaturave ka bërë që bregdeti të jetë thuajse bosh. 

Operatorët shprehen se edhe klientët e dikurshëm nuk u janë kthyer.

"Pak e freskët koha. Por arsyeja më e madhe çmimet."

"Kemi ardhur vit për vit por si sivjet jo."

Shkak duket se janë bërë kostot e jetesës, çka bën që familjet të heqin dorë nga qëndrimi në bregdet.

"Çmimet janë paksa lart."

Në Zvërnec 1 vit më parë një çadër me dy shezlongë kushtonte 400 lekë teksa këtë vit ka pësuar rritje me 100 lekë.

Krahas çadrave kanë pësuar rritje të lehtë edhe çmimet në bare dhe restorante.

EMISIONET