Turizëm jo vetëm në verë, kryetari i Komunës së Prishtinës takim me Pjerin Ndreun: Të forcojmë bashkëpunimin

Forcimi i bashkëpunimit veçanërisht në sektorin e turizmit ishte në foks së takimit mes Kryetarit të Bashkisë Lezhë dhe kreut të komunës së Prishtinës.

Përparim Rama theksoi nevojën e zgjatjes së turizmit përtej tre muajve të verës.

"Kemi nevojë që të bashkëpunojmë që të ndihmojmë bizneset këtu të zgjasin sezonin, të jetë më i gjatë. Në të njëjtën kohë ne shohim se ka potencial shumë të madh për qytetarët e Prishtinës. Kemi në aspektin e mirëqënies sociale, sportistëve, kulturës," tha ai.

Pjerin Ndreu tha se turizmi në Lezhë mbahet gjallë nga pushuesit kosovarë teksa premtoi më shumë investimeve në këtë sektor.

"65% e klientelës në Lezhë vazhdon të jetë nga shqiptarët e Kosovës, jo vetëm si pjesëmarrës. Kanë blerë banesa, kanë hapur biznese të ndryshme në Shëngjin. Po mundohemi që me disa projekte me qeverinë të përmirësojmë infraktrukturën e zonave turistike," tha ai.

Gjatë vizitës së tyre në Lezhë, delegacioni i Komunës së Prishtinës në Kosovë vizituan disa prej atraksioneve turistike të këtij rajoni.

EMISIONET