Tronditet Lezha nga shpërthimi në një byrektore të qytetit, shkak mendohet të ketë qenë...

Tronditet Lezha nga shpërthimi në një byrektore të qytetit,

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak para mesnatës në Lezhë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 5 prill 2026, brenda një biznesi, konkretisht një byrektore në pronësi të shtetasit me iniciale K.M.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.

Si pasojë, lokali është dëmtuar ndjeshëm, ndërsa janë thyer xhamat e tre automjeteve të parkuara pranë. Dëmtime janë konstatuar edhe në disa biznese ngjitur me vendin e shpërthimit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.

 

EMISIONET