“Trekëndëshin e Bermudës e bashkon një hall” PD-Metës: Aleancë me Berishën për të shkatërruar PD-në

“Trekëndëshin e Bermudës e bashkon një hall”

Partia demokratike ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të presidentit Ilir Meta, duke i quajtur si një aleancë me Sali Berishën kundër PD-së dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore.

Sipas PD-së, Meta dhe Berisha veprojnë kundër kësaj partie për hallet e tyre personale dhe se i kërkojnë presidentit që t’i qëndrojë larg demokratëve.

Reagimi i PD-së:

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

EMISIONET