Tragjedi në Maliq/ Fqinjët rrëfejnë orët e tmerrit në banesën e 62-vjeçarit që u ekzekutua nga RENEA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në fshatin Qesarake të Maliqit, ku një 62-vjeçar, Ramiz Muçollari, ka plagosur me thikë në këmbë gruan e tij, dhe me mjete të forta ka qëlluar në kokë të birin.
Pas marrjes së njoftimin policia ka mbërritur në banesën e autorit për ta arrestuar, por ky i fundit është mbyllur brenda, ndërsa duke mos iu përgjigjur thirrjeve të policisë, ka hapur zjarr ndaj këtyre të fundit.
Në ndihmë të policisë lokale ka mbërritur edhe RENEA, ku pas rreth një ore kanë mundur që të futen brenda banesës.
Por edhe pse janë futur në banesë, polica nuk ka mundur ta arrestojë 62-vjeçarin e armatosur, pasi tentativat për t’u dorëzuar rezultuan të dështuara, nga dhe trupat e RENEA-s e ekzekutuan atë.
Nga ana tjetër fqinjët deklarojnë se ai ka qenë një person i qetë vitet fundit, edhe pse më parë ka shfaqur probleme të shëndetit mendor, detaj ky i konfirmuar edhe nga familjarët e autorit.
“Para 5-6 vitesh ka pasur probleme, por vitet e fundit ka qenë i qetë. Gruan dhe djalin i ka plagosur mbrëmë, ndërsa gjatë natës ka nisur të gjuajë me armë. Si njeri sillej shumë mirë. Nuk trazonte”, u shpreh një prej fqinjëve.