"Thiu-Noizy" i drogës, zbardhen bisedat dhe pseudonimet e trafikantëve
Këtë të shtunë gjykata i la në burg të arrestuarit e operacionit të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas dosjes hetimore grupi i trafikantëve përdorën kode më qëllim moskapjen nga policia e shtetit shqiptar dhe italianë. Sipas akteve kreu i bandës të trafikut rezulton të jetë Emirjan Beu, i cili mbante edhe nofkën Noizy.
Rrjeti i trafikantëve që u zbulua pas operacionit të pëabashkët mes SPAK dhe autoriteve italiane, kishin një kod të mirëfilltë komunikimi për mos u zbuluar nga përgjimet.
Në dosjen e siguruar nga Ora News thuhet se fjala copë tregonte për gramin e lëndëve narkotike.
Kur grupi i trafikantëve përdorte në biseda simbolin "S" hetuesit thojnë se i referohet lëndës narkotike me origjinë nga Spanja.
Po ashtu edhe droga shqiptarë kishte simbolin e saj e cila ishte gërma.
Ndërsa për kokainë grupi përdorte germën "H".
Pa u përmendur nuk kanë mbetur edhe korrierët, për të cilët trafikantët përdorin fjalën "mushka".
Nga përgjimi i kryer nga SPAK rezulton edhe emri i Saimir Prengës, që sipas provave të mbledhura rezulton se ai njihet me nofkën "Thiu", i cili ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro.
I gjithë pazari në fjalë është kryer nga muaji janar i vitit 2016 dhe deri në shkurt të vitit 2017.
Në dosjen prej 137 faqesh detaje interesante ka edhe për personin që dyshohet si koka i grupit Emirjan Beu.
Sipas dokumentave ai kishte nofkën "Noizy".
Ky detaj është mundësuar nga komunikimet që ka pasur mes Rexhep Dallupit dhe Enkeleda Bakallit.
Dallupi i ka treguar se Alfred Luli ka punuar gjithmonë në emër të Emirjan Beu dhe se disa muaj para arrestimit, ai kishte filluar që të kryente një veprimtari paralele.
Enkeleda BAKALLI: Kush e di si do perfundoje tani...por nuk e derguan ne Shqiperi apo jo? (kuptohet gjithmone nese e sollen Alfredi LULI-n per te vuajtur denimin ne Shqiperi)
Rexhep DALLUPI: Varet nga denimi qe i kane dhene ketu...
Enkeleda BAKALLI: Me vjen keq per ate se e kishte dhe gruan keshtu.. (ndoshta shtatzene), i shkreti do denohet per faj te tjeteve.
Rexhep DALLUPI: Nuk eshte ashtu... se ai (Alfred LULI) punonte dhe fitonte... i pelqente, mori edhe leke dhe beri... dmth NOIZY (Emirjan BEU) nga ky (nga Alfred LULI) dmth ai cuni tjeter (furnizuesi i Noizyt) ka per te marre 500-600 mije euro. Noizy po me thoshte nje dite "u futa ne telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred LUU-1)" dhe ai tha (furnizuesi) "qe e vret por une nuk ia thashe kete. "
Enkeleda BAKALLI: Ai punonte me te vellane (Gjergj LULI) dhe kete (Noizy-n) e ka mbajtur aq shume per....
Rexhep DALLUPI: Shiko si ishte puna, Emirjani me tha qe ky (Alfred LULI) ne nje muaj me hogi 5-6 buke, ne 2 muaj hoqi 1 buke e gjysem... (dmth me pare shiste per llogari te Noizy-t 5-6 kg ne muaj dhe pastaj vetem 1 e gjysem). Prit se ka diçka ketu, e kupton?
Te shtunën Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për 15 të arrestuarit në Shqipëri, ndërkohë që vijojnë kërkimet për 6 të tjerët.