Therën për vdekje 20-vjeçarin në Tiranë, gjykata cakton masën për Enzi Mazen, ndihmoi "vrasësin" Aksel Hoxhaj

Adoleshenti Enzi Maze, i cili akuzohet për bashkëpunim në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi, i cili u godit për vdekje 3 ditë më parë me thikë pas shpine nga 18-vjeçari Aksel Hoxhaj ka dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi lënien në burg me akuzën bashkëpunëtorit në vrasje.

Ngjarja ndodhi afër gjimnazit "Partizani" në Tiranë, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë tashmë të dy autorët e dyshuar.

Therën për vdekje 20-vjeçarin në Tiranë, gjykata
Stiven Toshkezi dhe Aksel Hoxhaj

Aksel Hoxhaj, 18-vjeçari i përfshirë në masakrimin me thika të Stiven Toshkesit, në orët e para të mëngjesit të së hënës, bashkë me bashkëmoshatarin Enzi Maze, i dha fund arratisë pas krimit.

I riu u vetëdorëzua këtë të enjte në Policinë e Tiranës për tu përballur me përgjegjesinë ligjore për sulmin me pasojë vdekje pranë shkollës "Partizani".

Ishin negociatat e policisë me familjarët, që bindën të riun të dorëzohet.

Aksel Hoxhaj dhe Enzi Maze, ky i fundit i arrestuar disa orë pas ngjarjes, sulmuan me thika 20-vjeçarin Toshkesi, i cili humbi jetën në Spital si pasojë e plagëve të rënda që mori.

Kamerat e sigurinë në zonë fiksuan krimin e dy të rinjve.

Në dëshminë e dhënë në polici, Maze ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima.

18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 20-vjeçarit.

Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkësin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë.

aksel hoxhaj enzi maze

EMISIONET