Gjykata lë në burg Ramazan Rrajën, përveç atentatit ndaj ish-prokurorit, ndaj tij rëndon dhe 1 akuzë tjetër

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë me burg për Ramazan Rrajën, të arrestuar dy ditë më parë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij, Aleksandër Laho.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Rraja ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja u arrestuar dy ditë më parë, pasi u kap duke lëvizur me armë pa leje në vendin e quajtur Ura e Gjoles.

Pak muaj më parë, në banesën e Ramazan Rrajës janë ushtruar dy kontrolle, pasi dyshohej si person që kishte dijeni për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj.

SPAK-u lëshoi urdhër për shoqërim të detyrueshëm të tij për të dhënë dëshmi, por në momentin e kontrollit Rraja nuk u gjend në banesë, dhe u paraqit pak kohë më vonë. Pasi u mbajt për disa orë në policinë e Tiranës, Rraja u la i lirë.

Bashkë me Rrahjan, mbrëmjen e së mërkurës u arrestua edhe miku i tij, Luis Konomi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.

EMISIONET