“I pëlqente e dashura e tij”, 18-vjeçari i arrestuar zbardh detaje nga vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë: Axeli I zuri pritë, por…

“I pëlqente e dashura e tij”, 18-vjeçari i arrestuar

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi, i cili u godit për vdekje me thikë pas shpine.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë afër gjimnazit "Partizani" në Tiranë, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë një prej autorëve, Enzi Maze.

Ndërkohë 18-vjeçari Axel Hoxhaj ndodhet ende në arrati.

Në dëshminë e dhënë në polici, Maze ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima.

18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 20-vjeçarit.

Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkësin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë. /BW

EMISIONET