Tentoi të v*iste një person me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari. Konflikti nisi për... (EMRI+FOTO)
Pamje dramatike u fiksuan në një lokal në Tiranë, ku një 50 vjecar tentoi të vrasë një të ri, që refuzonte ti kthente 100 euro që I kishte borxh. Autori u arrestua pas ngjarjes.
Këto pamje tregojnë një tentativë vrasje në Tiranë.
Autori tashmë I arrestuar nga Policia është Agim Visha, rreth 50 vjec, që po shihni në këtë foto.
Shenjestër u shndërrua një 38 vjecar, i cili ndodhej në një lokal në rrugën “Myslym Keta” në shoqërinë e tre personave kur autori I krimit në tentativë hyn në ambient dhe I shkon drejt.
Dy burrat duket që kanë një debat me fjalë dhe një moment I riu godet dhe shtyn 50 vjecarin Visha, që sic u mësua nga dëshmitë në polici kishte shkuar për ti kërkuar kthimin e një borxhi prej 100 eurosh.
Ky ëhstë moment që situata përshkallëzoi në tentativë vrasje.
50 vjecari nxjerr një pistolete që kishte me vete dhe kërcënon të vrasë të riun.
Një burrë tjetër më I moshuar I bëhet mburojë duke qëndruar përballë armës së zjarrit, ndërsa 38 vjecari qëndron pas.
Kjo situatë zgjat për disa sekonda, ndërsa e gjithë ngjarja u fiksua nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Agim Visha nuk qëlloi ndaj 38 vjecarit, dhe tentoi të largohet, por përfundoi në pranga disa minuta më vonë.
Policia e Tiranës tha se I sekuestroi edhe një pistoletë me mulli që ai mbante pa leje.
Në dëshminë e parë në Polici, 50 vjecari që rezulton me precedent penalë ka thënë se kishte parë rastësisht në lokal 38 vjecarin dhe ka hyrë aty për ti kërkuar 100 eurot që ai i kishte borxh.
I riu në anën tjetër, ka pranuar në Polici borxhin, por ka thënë se nuk donte tia kthente 50 vjecarit me të cilin jeton në të njëjtën zonë në Tiranë.
Policia e Kryeqytetit vuri në pranga 50 vjecarin ndërsa I ka kaluar prokurorisë materialet për ngritjne e akuzës zyrtare, për ngjarjen që rrezikoi të prodhojë krim.


