VIDEO/ Tentoi të vidhte me forcë një automjet, 28-vjeçari gjatë arrestimit dhunon edhe policin në Tiranë

VIDEO/ Tentoi të vidhte me forcë një automjet, 28-vjeçari

Një 28 vjecar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi tentoi të vidhte me dhunë një automjet. Shërbimet e policisë gjatë patrullimit ditën e stome kanë konstatuar në bulevardin e Kasharit një shtetas që po tentonte të vidhte një automjet.

Policia ka arrestuar në flagrancë D.S 28 vjec banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë arrestimit ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë. 28 vjecari diten e sotme ka kanosur përmes telefonit një tregtar makinash në Vlorë, për ti marrë atij një automjet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Njoftimi i policise Tiranë

VIDEO/ Tentoi të vidhte me forcë një automjet, 28-vjeçari

Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET