VIDEO-SKANDALI/ "Mos më bëni mua p*rdhë..." Banorët në protestë, kryebashkiaku i PS: Jeni ku*va, nuk i dua votat tuaja
Një videoskandal po qarkullon në rrjetet sociale ku dëgjohet kryebashkiaku u Divjakës, Josif Gorrea teksa ofendon banorët. Ka qenë dupeti i PD, Saimir Korreshi ai i cili ka publikuar videon në rrjetin social Facebook.
Disa qytetarë po protestonin për plehrat dhe kërkonin një zgjidhje nga kryebashkiaku i tyre. Por duket se kryebashkiaku socialist i zgjedhur me votat e atyre banorëve në 14 maj, duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje, madje shton se nuk i do votat e tyre.
DEBATI I PLOTE:
Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë...
Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara
Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.