Kultivuan 320 bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Krujë

Kultivuan 320 bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Krujë

Janë sekuestruar rreth 11 kg kanabis në Krujë. Babë e bir kanë përfunduar në pranga pasi kishin përshtatur një ambient pranë banesës së tyre në fashtin Kroi i madh për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në fshat.

N.K 43 vjec dhe B.K 22 vjec dyshohen si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike. Gjatë kontrollit i janë sekuestruar 11 kg kanabis dhe 2 celulare. 

Njoftimi i policise:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Kroi i Madh", për goditjen e veprimtarive kriminale të përsëritura në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

Kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në këtë fshat, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

2 shtetasit e arrestuar, të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, 3 javët e fundit, në fshatin Kroi i Madh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara për 2 shtetas që prodhonin lëndë narkotike kanabis, në banesën e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kroi i Madh".

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve N. K., 43 vjeç dhe B. K., 22 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Kroi i Madh, Krujë.

Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për përpunimin (tharjen) e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, gjatë 3 javëve të fundit, në fshatin Kroi i Madh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET