"Policëve rrogën ua jep populli", Havari: Ndërhyrja e tyre në protestë ishte joproporcionale dhe e dh*nshme

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, ka deklaruar se veprimet e policisë kanë qenë të dhunshme dhe joproporcionale, duke theksuar se protestat kanë qenë të qeta dhe pa asnjë incident gjatë gjithë periudhës së tyre.

Ai ka shtuar se, sipas tij, çdo ndërhyrje e tillë duhet të respektojë parimin e proporcionalitetit dhe të shmangë përshkallëzimin e panevojshëm të situatës, ndërsa ka vënë në dukje se qytetarët nuk kanë shfaqur asnjë formë dhune ndaj forcave të rendit.

Gjithashtu, ai ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës nga drejtuesit e policisë, duke theksuar se ruajtja e qetësisë dhe profesionalizmit është thelbësore në përballjen me tubime paqësore, pavarësisht provokimeve të mundshme në terren.

"Sigurisht janë ato që ndahen në proporcionale dhe joproporcionale.

Ndërhyrja e policisë nuk se besoja sepse kanë kaluar ditë dhe i kam vlerësuar se kanë qenë të qetë. Në rastet kur kam mbajtur fjalën apo edhe në media ia kam tërhequr vëmendjen atij drejtorit Hita, që të ketë kujdes, sepse nuk ka të bëjë me ata me molotov, po me protesta paqësore, me njerëz të kulturuar, të shkolluar, ato që tha dhe mjeku pak më parë.

Dhe u bë 31 ditë që po durojnë edhe nuk ka patur eksese, s'ka patur asnjë lloj situate. Por fakti që unë aty shoh mbretin lakuriq, ashtu rreth e rrotull e tij, i ka vënë lëvizje aty njerëz, e ka dhënë urdhra absolut.

Jam i sigurt, që të ushtrojnë dhunë sepse po diskreditohet çdo ditë që kalon, po i del në pah lakuriqësia e tij, një diktator frikacak.

Veprimet e tyre sonte më duken veprime nga ata forcat speciale të juntës ushtarake. Nuk mund të sillesh ashtu me njerëz të zakonshëm.

E vënë re makinat dhe pastaj çfarë u bë? Çfarë u bë? Sigurisht, unë nuk them që po të isha unë atje sigurisht do drejtoja, por gjithnjë kam qenë i kujdesshëm në raport me qytetarët.

Sepse në fund të fundit ata policë atje nuk ua jep rrogën mbreti lakuriq, ua jep populli. Në qoftë se do rrezikohej jeta sigurisht janë kushtet e vetëmbrojtjes dhe janë të detyruar që të mbrojnë veten e tyre. Por nuk pashë unë atje dhunë nga ana e protestuesve ndaj policisë.

Mund të ketë ndonjë provokacion, por aftësia e menaxhimit e drejtuesve të policisë është ajo që ata duhet të ruajnë qetësinë. Kemi parë në perëndim, u shkojnë mu te fytyra me ato maskat edhe ata nuk reagojnë.

Gruaja e martuar në mos gaboj në Spanjë, i fliste të shoqit dhe ai buzëqeshte poshtë ashtu ka qenë. Edhe unë e dënoj sonte fort me forcë, veprimin e policisë. Ishte një veprim i dhunshëm, shumë joproporcional", u shpreh Havari.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET