Temperaturat në rritje këtë të diel, por moti ka surpriza. Ja kur priten vranësirat dhe reshjet në vend

Temperaturat në rritje këtë të diel, por moti ka surpriza.

Dita e diel do të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Deri në mesditë moti parashikohet i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet e larta kodrinore dhe malore.

Pasdite vonë moti do të jetë sërish i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat do të mbeten të larta, duke sjellë një ditë të nxehtë në të gjithë vendin. Në orët më të nxehta të mesditës priten reshje të izoluara shiu në formë pikash vetëm në majat e maleve në juglindje.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, herë pas here, era mund të arrijë deri në 14 metra në sekondë.

Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.

EMISIONET