Shkodër/ Vrasje në Kiras, viktima një 19 vjeçar

Një 19 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e të dielës 18 shtator 2022 në qytetin e Shkodrës.

Erjon Xhenja mbeti i vrarë rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu".

I riu banues në Shkodër u vra brenda në lokal në rrethana ende të paqarta.

Rreth orës 21:08 policia tha se ishte vënë në ndjekje të autorëve, të cilët ishin larguar me një motoçikletë në një rrugicë dytësore.

Pak minuta më pas në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët" thuhej në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Autorët mendohet se kanë qenë më shumë se 2. 

Shkodër/ Vrasje në Kiras, viktima një 19 vjeçar
Vendi i ngjarjes dhe viktima Erjon Xhenja

Pritet që kamerat e sigurisë të ndihmojnë në identifikimin e tyre.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Shkodër/ Vrasje në Kiras, viktima një 19 vjeçar
Foto nga vendi i ngjarjes

EMISIONET