Babai mbërrin në lokalin ku u vra 19-vjeçari në Shkodër, shpërthen në lot pasi sheh djalin (Video)

Babai mbërrin në lokalin ku u vra 19-vjeçari në

Babai i djalit 19-vjeçar i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme, 18 shtator 2022 ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Pasi është futur brenda dhe ka parë djalin ai ka dalë përjashta dhe ka shpërthyer në lot.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta.

(SHIKONI VIDEON) 

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të vrasjes së Erjon Xhenjas, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

EMISIONET