Atentat mafioz në Lezhë, qëllohet me breshëri automatiku drejt dy kushërinjve që po udhëtonin me fuoristradë

Lezha është tronditur mbrëmjen e së shtunës nja atentat me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20.00 ne dalje te qytetit, në zonen e ishull Lezhës,  ku persona me një makinë tp “Audi” qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës “Mercedes Benz” tip ML.

Shënjestër e atentatit ishte 28 vjeçari Blerim Preçi i cili po udhëtonte me fuoristradë bashkë me kushëririn e tij, Klisman Preçi. Ata kanë shpëtuar pa u lënduar nga ky sulm.

Blerim Preçi vetëm pak ditë më parë është kthyer nga Belgjika. Raportohet se ai nuk ka qenë person me precedent penal. Ende nuk bëhen të ditura zyrtarishst motivet e atentatit por burimet bëjnë me dije se nuk përjashtohet pista e hetimit për konflikte droge mes grupeve rivale.

Policia ngriti postblloqe ne akset Lezhë-Laç dhe Lezhë- Shkodër, por autoret mësohet se u larguan me herët në drejtim të Milotit.

Dy personat që i mbijetuan atentatit janë marre ne pyetje nga policia dhe dëshmitë e tyre mbi konflikte te mundshme mund të jenë një ndihmë për hetuesit.

Raportohet gjithashtu qe policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në këtë zonë dhe tani po verifikohen imazhet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

EMISIONET