Zbulohet shënjestra e atentatit në Lezhë, 28-vjeçari ishte kthyer nga Belgjika pak ditë më parë

Burime për Ora News bëjnë me dije se dyshohet se Blerim Preçi, i njohur si Rini, 28-vjeç, ka qenë shënjestra e atentatit me armë zjarri pasditen e sotme në Lezhë.

Mësohet se Preçi ka ardhur para pak ditësh nga Belgjika në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme (14 maj 2022) rreth orës 20:05, ku drejt mjetit  tip ‘Mercedes Benz ML", brenda të cilët po udhëtonin dy kushërinjtë, Klisman Preçi dhe Blerim Preçi  është qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar, por mjeti në të cilin ndodheshin dy kushërijt, ndaj të cilëve u qëllua me breshëri plumbash ka përfunduar jashtë rruge. 

 

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Zbulohet shënjestra e atentatit në Lezhë,  28-vjeçari
Ne foto: Blerim Preçi

EMISIONET