"BETONIZOHET" PROTESTA/ Protestuesit pikasen duke tërhequr betonieren drejt turmës (VIDEO)

Teksa fjalimet vijojnë para Kryeministrisë, dy qytetarë shihen duke tërhequr me vete një betoniere drejt turmës. 

Në ditën e 20-të e protestës qytetare, duhet theksuar se aktivistët dhe protestuesit kanë gjetur mënyra tepër kreative për të shprehur revoltën e tyre.

Duke filluar nga parada e flamingove, gomonia e cila "çau" turmën në tubimet e më hershme ose grumbullimi i atleteve para Kryeministrisë për të simbolizuar emigrimin e shqiptarëve, janë mesazhet që do të mbahen mend nga këto protesta.

Betonierja simbolizon pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimit dhe kullave.

EMISIONET