Tare: Reminishencat komuniste janë problem në shoqëri, duhet të ishin ndaluar me ligj nga Kuvendi
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, historiani Auron Tare u shpreh se reminishencat komuniste janë problem në shoqëri.
Ai tha se parlamenti nuk ka marrë një vendim të prerë që reminishenca të tilla të ndalohen me ligj dhe se kemi akoma 30 vite që akoma nuk kemi zgjidhur problemin e dosjeve.
Tare: Reminishencat komuniste janë problem në shoqëri, por ka një problem më të madh, pasi parlamenti nuk ka marrë një vendim të prerë që reminishenca të tilla të ndalohen me ligj. Kemi 30 e ca vite që merremi akoma me dosjet.
Në një emision një personazh më tha se do të ishte krenar nëse do të ishte fashist në atë kohë. Ka edhe disa mënyrë që parandalojnë të tilla shfrenime publike të reminishencave. Brezi i ri nuk e ka idenë fare se çfarë po flasim dhe nuk duan t’i dinë. Edhe Spaçi iku, edhe ai kampi i Tepelenës.
Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë e të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.