Gurakuqi: 90% e armëve angleze në 1944 janë përdorur kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Romeo Gurakuqi u shpreh se shumica e armëve të dhëna nga britanikët janë përdorur kundër kundërshtarëve politikë në 1994.

Ai tha se e gjithë agjenda e partisë komuniste shqiptare, degë e partisë së Beogradit, ky segment ka qenë në zbatimi të agjendës së shtabit të Titos.

Gurakuqi: A janë përdorur armët kundër pushtuesit apo kundër kundërshtarëve politikë? Armët e furnizuara nga britanikët janë përdorur në masën 90% për të goditur shqiptarët e ndryshëm politikisht, pra kundërshtarët potencialë.

Shteti shqiptar nga 1941 deri në 1945 ka qenë një vend më i madh, pra përfshiheshin edhe tokat e liruara. I gjithë territori u administrua nga një qeveri qendrore. Ne veri të vendit një lëvizje komuniste aspironte rindërtimin e Jugosllavisë së dytë. E gjithë agjenda e skuadrës shqiptare, degë e partisë së Beogradit, ky segment ka qenë në zbatimi të agjendës së shtabit të Titos"

Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë e të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET