Tallja e madhe e SPAK!
Ajo që ka ndodhur këto dy javët e fundit me aksionin e paralajmëruar gjysmë-zyrtarisht, pastaj të përgënjeshtruar zyrtarisht, pastaj të vërtetuar po zyrtarisht, të masave për inceneratorin e Tiranës është as më shumë dhe as më pak, rënia e shtetit ligjor. Me bythë mbrapsht madje.
Mekanizmi që u krijua me shumë mundim për të pastruar kalbëzimin masiv të shtetit, pra reforma në drejtësi, sot u ekspozua si vatër qendrore e këtij kalbëzimi.
Nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, as në ditët më të errëta të drejtësisë së paventingosur dhe të korruptuar, që zbatimi i ligjit të sabotohet në këto përmasa. Ose të paktën kur ka ndodhur, ka ndodhur publikisht, që është shumë më e ndershme se kjo tani.
Kanë një muaj që tundin masa, përfshirë urdhër-arreste. Por si përfundim u mbetën në dorë dhe tani nuk po gjejnë dot vendin ku ti fusin. Nuk është se ka shumë alternativa këtu xhanëm, po nejse.
Nuk dihet kush dekonspiroi. Gjykata apo prokuroret apo policia? Por kjo nuk ka shume rëndësi. Se pisllëku më i madh i kësaj nuk është dekonspirimi. Dekonspirimi edhe mund të ndodhë në këtë vend. Turpi më i madh është mënyra se si rrodhi e gjitha.
Vër mandate, hiq mandate. Lësho urdhër-arreste, hiq urdhëra-arreste. Vër emra, hiq emra. Vërja Lenës, hiqja Prenës.
Ne fund, perfunduan tek Denisi dhe Denisa. Tani ka mbetur vetëm të gjejnë ndonjë si Aleks Xinxa dhe të thonë ky është koka.