Tabaku flet nëse ka ambicie për të kandiduar për bashkinë e Tiranës nën logon e PD-së
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se foli edhe për mundësinë e kandidimit për bashkinë e Tiranës.
Ajo tha se nuk ka asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës, por shtoi se takimet e me të rinjtë të Tiranës i ka zhvilluar në kuadër të integrimit të vendit.
Tabaku: Nuk kam asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës. Besoj se komunikimi me të rinj dhe të reja të nxjerr nga ky debati në parlament, pasi diskutimi më të rinjtë ishte shumë më i mirë sesa ato në parlament. I kam nisur këto diskutime me të rinjtë qysh në Korçë.
Ky është një model që duhet ta ndërmarrë qeveria si një program kombëtar për integrimin, gjë të cilën nuk po e bën, por duket se është shumë e zënë me portin e Durrësit dhe nuk merret me këto çështje.