Stuhia e breshërit në Zavalinë shkakton dëme të mëdha në bujqësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2026, 16:53

Zona e Zavalinës, pjesë e Bashkisë së Elbasanit është goditur nga breshëri i cili ka dëmtuar sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë.
Burimet paraprake bëjnë me dije se stuhia e breshërit ka goditur rëndë pemët frutore, teksa janë shkaktuar humbje të mëdha për fermerët e zonës.

