“Sterilizimi”/ Ja skema se si kushëriri i Beqajt u bë pjesë e grupit që bëri studimin me të dhëna të rreme. EMRI

“Sterilizimi”/ Ja skema se si kushëriri i Beqajt u bë

Genc Byrazeri një nga të dyshuarit dhe që ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje për koncesionin e sterilizimit rezulton kushëri i parë me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.

Gazetari Elton Qyno njofton se Byrazeri ka qenë anëtar i komisionit të Prokurimeve qe ka mundesuar dhënien e koncesionit per biznesmenin Ilir Rrapaj, që kishte për detyrë dhe përgatitjen e studimit të fizibilitetit që ka rezultuar se mban të dhëna të rreme.

“Genc Byrazeri është njëri nga anëtarët e Komisionit të dhënies së Konçesionit të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale.

Byrazeri rezulton të jetë kushëriri i parë i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.

Byrazeri fillimisht ka dhënë dorëheqjen nga grupi i komisionit, por më pas ka marë pjesë në grupin e negocimit të kontratës.

Genc Byrazeri ka firmosur së bashku me anëtarët e komisionit”, raporton Qyno.

Vetë ish-ministri Beqja është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet se ka paracaktuar dhënien e koncesionit.

genc byrazeri elton qyno

EMISIONET