STERILIZIMI/ “Investital” s’ka zyrë në Kosovë, gjykata: Hetoni, subjektin tregtar, Rrapaj hapi "GlobalSher" arkëtoi mbi 7 miliardë lekë
Veç vendimit detyrues të gjykatës për shtrirjen e hetimeve nga SPAK tek ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjyqtari Erjon Bani, ka sugjeruar që hetime të kryen dhe ndaj subjektit tregtar "Investital" që zotërohet 100 % nga Ilir Rrapaj.
Kjo kompani është pronare kryesore e firmës konçesionare "Sani Service" të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale në Shqipëri.
Gjykata orienton prokurorët Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili,të hetojë subjektin me të njëjtin format akuzash të duhet të hetojë Beqjan, Canin, Gentian Kërin dhe tre zyrtarë të tjerë të KPP.
Faktet inkrimunuese për subjektin "Investital" kanë dalë përmes një letërporosie të ardhur nga drejtësia e Kosovës.
Agjensia e Tatimeve në Kosovë i shpjegon SPAK, se firma "Investital" ka ndryshuar adresën e ushtrimit të aktibitetit tregtar në Prishtinë.Por çuditërisht adresa e saj nuk është gjendur nga dy inspektorë Tatimesh në Kosovë, duke ngritur dyshime të forta për veprimet e Ilir Rrapaj.
"Investital" me 40 për qind të aksioneve në konçesion del inegzistente, ndërsa pjesën më të madhe të shërbimit e ka kryer një kompani e tretë "Globalsher" e themeluar sërisht nga Ilir Rrapaj.
Rezulton se bashkimi i shoqërive fituese të konçesionit, ku bën pjesë dhe shoqëria Investital LLe", me përfaqësues personin nën hetim Ilir Rrapaj i kanë fshehur situatën reale të kapaciteteve teknike të tyre.
Kjo për faktin pasi nga aktet e administruara rezulton se ato nuk kanë pasur kapacitete të për të përmbushur Kontratën Konçesionare.
Kjo për faktin pasi në paragrafin 4 të Kontratës Konçensionare, pika "c" dhe "d", nën titullin "Kushtet paraprake të deklaruara për lidhjen e kontratës" citohet shprehimisht se:
"...konçesionari ka të gjithë informacionin, pajisjet, sistemet dhe personeline nevojshëm dhe të kualifikuar me qëllim zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo kontratë...".
Ndërkohë nga provat e administruara më lartë rezulton se vetë shoqëria konçesionare pranon se nuk ka kapacitete për të përmbushur kontratën, për rrjedhojë i'a ka transferuar pjesën më të madhe të kontratës shoqërisë "Globalsher" (pale e tretë), e cila gjithashtu nuk kishte kapacitet teknike për ta përmbushur kontratën e lidhur me shoqërinë konçesionare.
Nga aktet e administruara rezulton se pas nënkontraktimit nga "SaniService", "Globalsher" i ka dhënë këto shërbime me nënkontraktim tek subjektet të tjera si Florjan Biçaku PF, Servet Biçaku PF, Me-Sys s.r.l, "Comfort"etj.
Këto subjekte kanë faturuar rreth 44.000.000 lekë "Globalsher" për të njëjtat shërbime që ky i fundit ka faturuar konsencionarin "SaniService" 696.752.500 lekë dhe 321.811 euro.
Në këtë rast provohet pasqyrimi i fakteve të rreme në kontratën e lidhur me midis "SaniServis" dhe "Globalsher" lidhur me aftësinë e këtij të fundit për ta përmbushur vetë kontratën, pasi ka të gjitha kapacitetet, shoqëria "Investital LLc", me përfaqësues Ilir Rrapaj, që ka pjesën më të madhe në bashkimin e përkohshëm të shoqërive me 40%, nuk ka përmbushur anjë detyrim që rrjedhjë nga kontrata.
Kjo për faktin pasi kjo nuk mund të ndodhte, sepse asnjëherë nuk ka plotësuar kapacitet ekonomike, financiare dhe teknike.
Gjykata thotë se mungesa e kontrollit apo mbikëqyrjes se personit juridik që shoqërohen me kryerjen e një vepre penale mund të sjellë përgjegjësi penale si për personin juridik ashtu dhe personin at fizik që sipas ligjit ose akteve të personit juridik, është ngarkuar për përfaqësimin, drejtimin, administrimin ose kontrollin e fushës së veprimtarisë së personit juridik dhe të strukturave të tij.
Në rastin konkret, Gjykata çmon se vepra penale është kryer në emër të subjektit "Investital Ll.c", ku personi nën hetim Ilir Rapaj jo vetëm që është pronar i saj në 100 % të kapitalit themeltar por është dhe administrator i saj.
Gjykata çmon se në rastin konkret, prokuroria nuk ka asnjë pengesë që të regjistroj procedim penale edhe për personin juridik "Investital LLe".