Spanja miratoi lejen menstruale, po Shqipëria sa gati është për një ligj të tillë?

Spanja ka miratuar sëfundmi një leje menstruale për gratë për dhimbjet që ato kanë gjatë ciklit menstrual.

Por sa gati është Shqipëria dhe sa janë shanset që edhe në Shqipëri të aplikohet një leje e tillë.

Profesor Shkëlqim Balili i futar në "Ditë e Re" në RTV Ora u shpreh se dhimbjet që përjetojnë vajzat dhe gratë gjatë ciklit janë të tmerrshme, të forta e shpesh herë shkojnë deri në 50% të rrezikut për infertilitet. E gjithë kjo, sipas tij është një arsye madhore për të përfituar lejen.

"Mendoj se ky ligj që shkon në parlament do ti japi të drjetën gruas të shkojë tek gjinekologu për të marrë lejen për 2-3 ditë që nuk do të jetë në punë," tha ai.

E ftuar ishte dhe Antoneta Koçi e cila u shpreh se një ligj i tillë është i nevojshëm, duke marrë parasysh edhe deklaratat e djemve që flasin për sjellje agresive të vajzave gjatë ciklit.

"Ka filluar të jetë pak më e hapur shoqëria jonë. Ky është një lajm i mirë për gratë dhe vajzat. Shpesh djemtë ankohen për sjelljet agresive që vajzat kanë gjatë ciklit dhe e kalojnë me një batutë, por nëse do të kishte një ligj kjo gjë do të evidentohej," tha ajo.

EMISIONET