“SPAK-u t’i nxjerrë ujin e zi” Rama: Inceneratorët do të vazhdojnë, arrestimet nuk i bëjnë nul

Në një dalje nga Kryeministria, Edi Rama u shpreh se impianti i Elbasanit funksionon dhe është pronë e bashkisë së Elbasanit, duke thënë se inceneratorët do të vazhdojnë.
Ai shtoi se pjesa tjetër duhet të vijojë deri në fund po e bën SPAK dhe gjykata speciale t’i nxjerrin të gjithë ujin e zi kësaj historie.
Rama: Impianti i Elbasanit funksionon dhe është pronë e bashkisë së Elbasanit. Ata që kanë abuzuar nuk e rrëzojnë fare qëllimin e lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fut dhe as rezultatet që janë evidente. Edhe në Tiranë do të vazhdojë të bëhet me para se përndryshe nuk funksionon. Puna për të pastruar Shqipërinë kushton le të hidhen përjetë kushdo. Kushton dhe do të kushtojë gjithmonë e më shumë, jo më pak. Është bukur të kesh miliona turistë, por do të thotë që të jenë miliona e miliona konsumatorë më shumë dhe miliona mbetje.
Prandaj kjo punë do të vazhdojë. Ndërkohë pjesa tjetër duhet të vijojë deri në fund po e bën SPAK dhe gjykata speciale ti nxjerrin të gjithë ujin e zi kësaj historie, por gjithë ai ujë i zi i asaj historie nuk e bën nul punën kolosale që është bërë ku këto nisma kanë pasur rolin e tyre vendimtar që Tirana, Elbasani e Fieri janë sot ndryshe. Është një shprehje në italisht: Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur.

