SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejësit, “fati” i Kristian Shkrelit në duart e gjyqtares... Ja akuzat!
Nga Ora News Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 08:41
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist e Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.
Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate.
Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.
Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

